Maqedoni TOP LAJM

Schütz: Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “shumë komplekse”

Zhurnal Ads

Berlin, 13 tetor – Suzana Shuc, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, deklaroi se zgjidhja e problemeve në Ballkanin Perëndimor nuk mund të vonohet më, sepse koha është një faktor shumë i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme të punohet në vendosjen e sundimit të ligjit dhe zbatimin e ligjit.

Shuc nga Berlini, duke u kyçur në konferencën onlajn “Dy dekada nga fillimi i normalizimit të marrëdhënieve midis katërshes së Dejtonit” të organizuar nga Iniciativa Igman, tha se rajoni është një përparësi për Gjermaninë, si dhe anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE dhe plani i investimeve ekonomike do të jetë një përparësi në periudhën e ardhshme.

“Ne kemi arritur shumë në 20 vitet e fundit, Sllovenia dhe Kroacia janë anëtare të Unionit, Mali i Zi dhe Serbia po negociojnë për pranim, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në mars e morën dritën jeshile për t’i filluar negociatat. “Shpresojmë deri në fund të vitit dhe gjatë presidencës gjermane me Unionin t’i kemi konferencat e para ndërqeveritare”, deklaroi Shuc.

Ajo vlerësoi se marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë “shumë komplekse”, ndërsa për sa i përket Shqipërisë, ka një numër kushtesh që duhet të plotësohen.

Shuc tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është një “bllok pengues” për rajonin dhe shfaqi shpresë se përparimi i nevojshëm do të bëhet në muajt e ardhshëm.

Sipas saj, 25 vjet pas Dejtonit, Bosnja e Hercegovina është ende e ndarë sipas vijave etnike, strukturat shtetërore janë jofunksionale dhe është e vështirë të arrihet një konsensus për çështjet themelore.

Theksoi se Procesi i Berlinit është gjithashtu shumë i rëndësishëm për rajonin dhe shpreson që të jetë e mundur të mbahet fizikisht në nëntor në Sofje, kur bashkë-organizatorët do të jenë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Postime të ngjashme

“Jahja Kemal”, e përgatitur për vitin e ri shkollor

T E

Autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

admin

Si po zhvillohet ‘pastrimi’ i gjyqësorit?

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...