I ftuari i kësaj të shtunë në emisionin “Real People” ishte Fadil Daja, 70 vjeçari që ndau historinë e tij të vështirë dhe sfidat që e shoqëruan gjatë jetës.
Ai rrëfeu për periudhën e tij të burgimit, kur u arrestua për tentativën për t’u arratisur në Kanada.
Fadili shpjegoi se, së bashku me tre shokët e tij nga ushtria, kishin planifikuar të emigronin drejt Kanadasë, por fatkeqësisht u kapën nga policia.
Ai tregoi se pas arrestimit, u dënua me dymbëdhjetë vite në birucat e burgut “313” në Tiranë, ku më pas u transferua në burgun e Spaçit.
“Kur dola nga burgu, isha vetëm me rrobat e burgut. Ishte sezon prilli, sezon plazhi, dhe më çuan për punë në një hotel tavernë në Kretë, Greqi.
Ishte një periudhë kur nuk doja të shihja shqiptarë, por preferoja të jetoja me fokat dhe pinguinat në Indi.
E mendova Kretën si një ishull ekzotik, por kur mbërrita, Pireu dhe Athina mu dukën si vende të ngritura me gradaçela,” tha Fadili.
Ai përshkroi përvojën e tij në Kretë, ku punoi si sanitar në ambientet e një hoteli për rreth 25 vjet.
“U martova në moshën 50 vjeçare me mblesëri,” përfundoi ai, duke e theksuar se jetesa e tij ishte e mbushur me përvojat dhe sfidat e veta.