Shkup, 15 maj – Ajo për të cilën kohë të gjatë ka qeverisur BDI me vendin, ajo për të cilën është premtuar shumë herë e deri në këtë nuk është realizuar akoma, heqja e definicionit ofendues për gjuhën shqipe. Ku në Kushtetutën e vendit gjuha shqipe është e definuar me përqindje si gjuha të cilën e flasin 20% e popullsisë. Partitë opozitare kishin vendosur edhe kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në premabulë që do të votonin vetëm në rast se hiqet edhe ky përkufizim ofendues. Përderisa nga BDI deklaronin se tani nuk është koha këto parti që përbëjnë sot VLEN-in e kishin kusht. Por, mbetet të shihet nëse këtë që nuk e bëri BDI me vite a do ta bëjë VLEN-i gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, shkruan Zhurnal.
A do tenton VLEN-i të bëjë marrëveshje me VMRO-në që hiqet termi 20% për gjuhën shqipe –
Në fakt se do të ketë tentime këta e kanë dëshmuar se janë të interesuar dhe kanë vullnet politik për ta bërë këtë ndryshim. Por, pjesa tjetër i takon partnerit të koalicionit VMRO që nëse do të bie dakord me një kërkesë legjitime të VLEN-it.
Në fakt, nëse VMRO i konsideron si partnerë afatgjatë VLEN-in do ta pranojë këtë kërkesë që në momentin që hapet kushtetua të bëhet edhe ky ndryshim. Që të marrë fund ky diskriminim njëherë e përgjithmonë.
Dhe, me këtë veprim koalicioni VLEN do të dëshmonin se atë që nuk e bëri BDI me vite e dekada këta po e bëjnë në momentin e parë që u jepet hapësira e qeverisjes. Ky ndryshim nuk është për përfitim partiak apo pikë politike por është rikthim i dinjitetit të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve si popull shtetformues në vend.
Gjuha shqipe nuk është e rrezikshme prandaj nuk duhet të fyhet pastërtia e gjuhës me përqindje –
Sipas disa akademikëve dhe ish politikaneve maqedonas, gjuha shqipe është e rrezikshme, por është e kaluara dhe praktika që e dëshmon të kundërtën. Se gjuha shqipe nuk është e rrezikshme e dëshmon fakti se deri më tani në asnjë proces gjeo-strategjik të vendit nuk ka qenë pjese e negociueshme. Pra, nuk i pengon askujt sepse nuk është e askujt tjetër përpos e shqiptarëve dhe rrënjët e gjuhës shqipe janë të shqiptarëve.
Por tani predispozitat janë shumë të larta që në rast të arritjes të një marrëveshje me Bullgarinë, e cila është e patjetërsueshme për vendin tonë, sepse kjo hap rrugë për marrjen e datës për fillim të negociatave, të hapet Kushtetuta e vendit dhe në të të vendoset populli bullgar ashtu siç e kërkon Bullgaria.
Pra, kjo hapje e Kushtetutës nuk do të mbyllet vetëm me këtë ndryshim sepse shqiptarët po kërkojnë posaçërisht VLEN që të fshihet edhe formula “gjuha që e flasin së paku 20% e popullsisë”, e cila buron nga marrëveshja e Ohrit, të ndryshohet me Gjuha Shqipe, pra, është gjuhë dhe nuk është përqindje.
Për heqjen e 20% – it nuk është kundër as Hristijan Mickoski lideri i partisë më të madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE, kështu që, pritshmëritë që kjo të ndodhë janë të mëdha.
Por përpos të gjitha partive politike shqiptare dhe atyre maqedonase që janë pro këtij ndryshimi të duhur e shumë të nevojshëm, madje edhe të domosdoshëm pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, ku shqiptarët nuk janë 20% as 24%, por janë 29.50%, sepse edhe ata qytetarët jo rezident kur të vijnë në shtëpitë e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë që gjuha shqipe gjuha amtare e tyre të jetë e aplikuar në formën e duhur, e pa u identifikuar me një përqindje.
Kujtojmë që, numri 20% nuk gjendet askund tjetër pos në Kushtetutë, në rezultatet e regjistrimit numër tjetër figuron 29.50%, populli shqiptar është popull shtetformues dhe nuk është numër, ngjashëm sikurse gjuha shqipe që është gjuhë dhe nuk është përqindje. /Zhurnal.mk