Bota

Së paku 12 civilë të vrarë nga bombardimet e Armenisë në qytetin e dytë më të madh azer

Azerbajxhani ka thënë se së paku 12 civilë janë vrarë pas bombardimeve që i bënë rrafsh me tokë disa shtëpi në qytetin Ganja. Përpos të vrarëve, atje mbetën të plagosur mbi 40 persona.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se dy predha i goditën ndërtesat e banimit në qytetin e dytë më të madh azer. Armenia ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kësaj deklarate, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sulmi i së shtunës në Ganja ishte i dyshi në këtë qytet dhe i treti që ndodh afër qytetit strategjik, Mingecevir dhe ndodhi disa orë pasi forcat azere e mombarduan kryeqytetin e rajonit separatist të kontrolluar nga armenët, Steanekert.

Shtimi i dhunës i minon edhe më shumë përpjekjet ndërkombëtare për ta qetësuar situatën mes dy vendeve fqinje, ndërsa ka frikë se në konflikt mund të përfshihen fuqitë rajonale, Rusia dhe Turqia, të cilat përkrahin palë të kundërta në këtë përleshje.

Një dëshmitare e bombardimeve armene tha se i ka parë ekipet e shpëtimit duke nxjerrë një fëmijë të vogël, dy gra dhe katër burra nga rrënojat disa minuta pas sulmit.

“Ne ishim duke fjetur. Fëmijët ishin duke e shikuar televizorin. Të gjitha shtëpitë përreth janë shkatërruar. Shumë njerëz janë nën rrënoja. Disa janë të vdekur, disa të plagosur”, tha gruaja 65-vjeçare, Rubaba Zhafarova, përballë shtëpisë së saj të shkatërruar.

Ky sulm erdhi vetëm gjashtë ditë pas një sulmi tjetër në një pjesë banimi të qytetit me mbi 300.000 banorë, me ç’rast u vranë 10 persona.

Postime të ngjashme

Covid, vaksina CoronaVac jep përgjigje imunitare

R ZH

Në Zvicër bie numri i infeksioneve nga Covid-19

R ZH

Egjipti dhe Greqia bashkojnë ushtritë kundër Turqisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...