Së paku 50 viktima nga rrëzimi i aeroplanit në Filipine

Pesëdhjetë njerëz humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua në Filipine.

 

Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë – kur rrëshqiti nga pista, teksa po ateronte në aeroportin Jolo të provincës Sulu, të dielën.

Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë.

Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve.

Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

Gjenerali Edgard Arevalo tha se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit.

Aeroplani, i cili më herët ishte në shërbim me forcën ajrore amerikane, u është dorëzuar Filipineve në muajin janar./ REL

Related posts

Anega Merkel: Pandeminë mundemi vetëm së bashku ta tejkalojmë

N E

Pekin: Miting madhështor për njëqindvjetorin e PKK-së

Z H

Vrasja e presidentit të Haitit, shpallet gjendja e emergjencës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com