Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Së paku gjashtë luftëtarë vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Një organizatë që merret me monitorimin e konfliktit sirian thotë se të paktën gjashtë luftëtarë të mbështetur nga Irani janë vrarë në një sulm raketë nga Izraeli në Sirinë qendrore.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 25 dhjetor se sulmi izraelit i nisur në provincën e Hamas shkatërroi gjithashtu depot dhe objektet e prodhimit të raketave që u përkisnin milicive pro-iraniane.

Më parë, agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi se raketat izraelite kishin shënjestruar zonën e Masyaf në Hama. Agjencia, duke cituar një burim ushtarak, shtoi se mbrojtja ajrore siriane kishte shkatërruar shumicën e raketave.

SANA nuk raportoi për ndonjë viktimë ose dëmtime nga sulmi.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje që pretendonin të tregonin mbrojtjen ajrore duke iu përgjigjur sulmit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli. Edhe ashtu, ky vend rrallë konfirmon detajet e operacioneve të tij në Siri.

Së bashku me Rusinë, Irani i ka dhënë mbështetje të rëndësishme ushtarake presidentit sirian, Bashar al-Asad, gjatë konfliktit sirian, i cili filloi me një goditje të protestuesve anti-qeveritarë në mars të vitit 2011.

Izraeli akuzon Iranin për ndërtimin e pranisë së tij ushtarake në Siri dhe ka goditur vazhdimisht objektet, pozicionet, dhe dërgesat e armëve të lidhura me Iranin, dhe të destinuara për luftëtarët e Hezbollahut.

Që nga fillimi i këtij viti dhe deri më tani, Izraeli ka kryer më shumë se 30 sulme ajrore në objektiva në të gjithë Sirinë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Postime të ngjashme

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

Kina prodhon vaksinën e parë speciale, doza e parë ka efekt 6 muaj, po prodhohen 500 milion

T E

Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca

T E

Mjeku nis dëshminë në gjyq teksa operonte pacientin

T E

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Çekuilibri dietik përbën rrezikun më të madh shëndetësor për kinezët

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...