Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni TOP LAJM

Së shpejti do të promovohet platforma për proces mësimor online

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Platforma e vetme nacionale në të cilën do të zhvillohet procesi mësimor onllajn do të promovohet së shpejti, paralajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Ajo theksoi se institucioni me të cilën udhëheqë ajo, po punon në mënyrë intensive edhe në vendosjen e modelit të kombinuar në pajtim të të cilit shkollat do të mund të adaptohen shpejtë edhe për mësim onllajn, por edhe mësim me prani fizike.

“Ajo për të cilën jam duke punuar tashmë dhjetë ditët e fundit si urgjente është vendosja e modelit të kombinuar për mësim që jep mundësi për adaptim të shpejtë të shkollave për mësim me prani fizike dhe/apo mësim onllajn, si dhe për fillimin e vitit shkollor më 1 tetor. Pandemia me Kovid-19 tregoi se sa është me rëndësi procesi dhe sistemi arsimor të ndryshohet, adaptohet dhe modernizohet vazhdimisht dhe mu këtë po e bëjmë sot. Së shpejti, para opinionit do të promovohet platforma e vetme nacionale për mësim onllajn”, tha Carovska në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo theksoi se në vend, për herë të parë do të ketë platformë të këtillë, e cila, siç potencoi, do të jetë vetëm për shfrytëzim me komunikim të dyanshëm dhe e bërë në bazë të praktikave të mira.

“Ajo do të jetë e lehtë për shfrytëzim edhe për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, por edhe nga na institucioneve arsimore. Do të përdoret edhe në kohë të koronavirusit por gjithsesi do të jetë me rëndësi të paraqitet si mbështetje gjatë mësimit në klasa më tutje dhe jashtë tyre”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Deri më tani 36 shkolla, prej të cilave 15 të mesme dhe 21 fillore, parashtruan kërkesë për leje për organizim të mësimit me prani fizike. Sot skadon afati për parashtrim të kërkesave, të cilat i shqyrton komisioni qeveritar, pas çka do të japë vendim përfundimtar nëse mund të organizojnë mësim me pani fizike në pajtim me protokollet shëndetësore për funksionim në kohë të pandemisë me Kovid-19.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Filipçe: 2021, viti i çlirimit nga pandemia

Z H

Josifovski: Ulja e TVSH-së për hoteleritë nuk do të thotë kafe më të lirë për mysafirët

T E

Po ulet numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend

Z H

Zgjedhjet lokale do të kushtojnë 4,2 milion euro

Z H

MPJ e Bullgarisë: Autoritetet në Shkup t’i japin fund gjuhës së urrejtjes kundër bullgarëve që jetojnë në Maqedoni

B M

Vazhdon gjelbërimi i Shkupit, janë mbjellur mbi 15.000 fidanë me cilësi të lartë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...