Së shpejti do të vihet në funksion poliklinika në Ilinden

nga Xh M

Shkup, 26 mars – Poliklinika në Ilinden së shpejti do të vihet në funksion, informuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në Fejsbuk.

Poliklinika në Ilinden është planifikuar të ofrojë shërbime shëndetësore për mbi 30.000 banorë, në një hapësirë prej rreth 600 m², ku do të jenë të vendosura 14 ordinanca.

Vlera e investimit arrin në 16 milionë denarë.

Nga Ministria sqarojnë se është mbajtur takim koordinues me kryetarin e komunës, Aleksandar Georgievski, dhe është biseduar për përgatitjet përfundimtare në prag të hapjes së Poliklinikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More