Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Së shpejti do vazhdojë aksioni për prishjen e objekteve pa leje në Ohër

Ohër, 3 janar – Prishja e objekteve pa leje në brigjet e liqenit të Ohrit, e cila filloi vitin e kaluar, do të vazhdojë së shpejti, njoftojnë nga komuna e Ohrit. Aksioni, për të cilin tashmë janë siguruar 6 milion denarë mbështetje shtetërore, do të fillojë nga baret dhe objektet në plazhe në mënyrë që ato të rregullohen dhe të jenë të gatshme për turistët për sezonin e ardhshëm turistik.

Këtë muaj pritet raporti nga misioni reaktiv i UNESCO-s, ndërsa kryetari i komunës siguron që qyteti nuk do të jetë në listën e zonave të rrezikuara.

“Ohri nuk ka asnjë shans të futet në listën e zezë në janar, ne në Ohër do të marrim raportin nga misioni reaktiv. Pas këtij raporti, do të diskutohet në seancën tjetër që do të mbahet në UNESCO, por ne nuk e dimë kur do të mbahet ajo seancë për shkak të krizës me pandeminë.”,- deklaroi kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski.

Plani i Menaxhimit për rajonin Ohër-Strugë është miratuar, projektet për ndërtimin e qendrës së skijimit në Galiçicë dhe autostradës për në Shën Naum janë anuluar,ndërsa është rregulluar trafiku rrugor në Qytetin e Vjetër, është zhvilluar regjistri i ndërtimeve pa leje dhe të gjithë këto janë pjesë e rekomandimeve të realizuara nga UNESCO.

“Një procedurë që do të jetë mjaft e përhershme dhe komplekse dhe kërkon më shumë burime si mjete materiale ashtu edhe mjete juridike për trajtimin e objekteve të paligjshme. Atëherë pajtueshmëria e DUP me planin e UNESCO-s faktikisht është një ndryshim i korsive që nuk janë në pajtueshmëri, kërkon kohë dhe nuk mund të bëhet brenda natës.”,- theksoi kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski.

Sfida më e madhe e Komunës së Ohrit do të jetë ndryshimi i të gjitha planeve të detajuara urbanistike për pajtueshmërinë e tyre me Planin e Menaxhimit të Liqenit të Ohrit. Ndërsa nga komuna e Strugës deri më sot ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s.

Edhe nëse rajoni i Ohrit është në listën e zonave të rrezikuara nga UNESCO, nuk do të jetë një tragjedi kombëtare, sepse nuk do të fshihet, por do të jetë e nevojshme të punohet urgjentisht në zbatimin e rekomandimeve të Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...