Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave të vaksinimit

Që prej një korrikut certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 është në funksionim brenda Bashkimit Europian. Ndërsa vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani, por dy ditë më parë BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. Edhe Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE.

 

Vendi ynë që ka përdorur vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale COVID të BE. Por kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Një zëdhënëse e Komisionit Europian, i tha Deutsche Welles, se BE që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e angazhuar, që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentat e luftimit të pandemisë.

“Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Po mbajmë me të gjitha vendet takime të verifikimit të mundësive dhe procesi është në vazhdim, presim që së shpejti të shohim vende të tjera të futen në sistem. Jemi të kënaqur që BE është përcaktuese trendi në këtë drejtim dhe lidere teknologjike.”

Related posts

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona! Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

D V

Shtrëngohen masat? Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve

D V

Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit; Veliaj: Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë, dëshmi e qartë e vizionit tonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More