Agjencia Zhurnal.mk

Së shpejti konkursi për specializantët e rinj

Shkup, 11 tetor – Afro 260 specializantë dhe subspecializantë në Maqedoni pritet që këtë vit të fillojnë specializimin në vendin tonë. Për dallim prej viteve të kaluara këtë vit, hapja e konkursit për specializantët është vonuar. Qeveria e ka miratuar programin për vitin 2020 dhe 2021 për specializantët por ende nuk është hapur konkursi. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se specializimet zhvillohen sipas programit të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Ai tha se deri në fund të vitit do të hapet konkursi për specializantë.

“Si zakonisht në fund të vitit shpallen të gjithë konkurset, prioritet ju jepet specializimeve shtetërore, dmth në punësimin e mjekëve të rijnë të punësuar në klinikat dhe më pas në bashkëpunim me mentorët në bazë të vendeve të lira do të ketë shpallje edhe për specializantët privat. Kjo do të thotë se deri në fund të këtij viti Fakulteti i Mjekësisë do të publikojë vendet e lira dhe të parapara për specializantë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...