Agjencia Zhurnal.mk

Sead Koçan brenda dy javëve duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin prej 4 vjet e 8 muaj

Shkup, 7 qershor – Zhurnal.mk – Biznesmeni Sead Koçan, për më së shumti 10 ditë duhet të pranojë akt udhëzimin për vuajtjen e dënimit me burg prej katër vjet e tetë muajve, e cila iu shqiptua në lëndën “Trust”. Pasi ti dorëzohet fletudhëzimi, ai vet duhet të paraqitet në burg për vuajtje të dënimit, përcjellë Zhurnal.

Gjykatësi Safet Kadriu për “Fokus” ka vërtetuar se aktvendimi i shkallës së dytë për këtë lëndë tanimë është shkruar dhe në tëhënën apo të martën do të dërgohet në Gjykatën Penale.

Pasi të arrijë aktvendimi në shkallën e parë, përmes AKMIS sistemit do të caktohet gjykatësi për kryerje të sanksioneve, i cili duhet të përgatisë akt udhëzimin e Koçan për në burg.

“Dita e paraqitjes në burg caktohet në atë mënyrë që personit të dënuar ti ngelin më së paku tetë, e më së shumti 13 ditë nga dita e pranimit të akt udhëzimit”, parashihet në ligjin për kryerje të sanksioneve.

Derisa e priste akt udhëzimin, ish kryeministri Nikolla Gruevski, gjithsesi arriti të ikë nga vendi.

Koçan shpëtimin mund ta kërkojë në Gjykatën Supreme, por edhe të kërkojë shtyerje të vuajtjes së dënimit, siç bëri Vllado Buçkovski, i cili edhe përskaj aktvendimit të plotfuqishëm, asnjëherë nuk vuajti dënimin me burg. Ndërkohë Gjykata Supreme ka shlyer aktvendimin për Buçkovskin dhe procesi ka filluar nga fillimi.

Gjykata Apelit për rastin e njejtë “Trust”, gjithashtu shqiptoi dënim me kusht për të akuzuarin Vasilije Aviroviq./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...