Seanca e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive anulohet për të hënën

Shkup, 22 korrik – Seanca e Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është anuluar për të hënën. Në rend dite të seancës sot duhej të gjendet  Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të dytë.

 

Arsye për anulimin e seancës së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive siç pohojnë  deputetët e të Majtës është zhdukja e 1.800 amendamenteve  të parashtruara nga kjo parti politike.

Paraprakisht, lideri i të Majtës Dimitar Apasiev gjatë seancës në Kuvend theksoi se është bërë incident, duke potencuar se amendamentet e të Majtës “janë hedhur në shportë”, me të cilën, sipas tij, është shkelur neni 152 i Rregullores dhe u kërcënua se “së pari do të vijojnë incidentet”.

Pas kësaj, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi bëri përpjekje ta qetësojë situatën dhe tregoi se bëhet fjalë për Shtëpinë ligjdhënëse dhe e porositi Apasievin të mos kërcënohet në foltoren kuvendore.

Pas përfundimit të komisionit, Apasiev deklaroi se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ka shpallur amendamentet  për propozim-ligjin për dokumente personale  si të çrregullta, sepse nuk e përmbajnë  emrin e plotë kushtetues të shtetit. 

Related posts

Savka Todorovska: Gratë në politikë, nën hijen e burrave

N E

Konkursi për regjistrim në konvikte, MASh: Aplikimi i nxënësve përfundon më 15 korrik

D V

Regjistrohen 617 raste të reja, ndërsa vdesin 32 persona si pasojë e Kovid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More