Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së, në mes të dhjetorit: Këto janë propozimet që u dhanë sot

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal-ks – Ka përfunduar konferenca e statusore për çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Qëllimi i kësaj konferencë ishte të bëhet e ditur se deri ku është prokuroria me hetimet, numrin apo sasinë e përafërt të provave apo dëshmive që palët mund të nxjerrin në gjykim, materialit prodhues – shfajësues dhe atë të mbrojtur.

Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin e katër ish-ushtarëve të UÇK-së do të mbahet në mes të muajit dhjetor, ndonëse nuk u propozua ndonjë datë.

Prokurorja Speciale në këtë konferencë, Clare Melany Lawson, përmendi verën e vitit 2021 si afat kur do të nis gjykimi i kësaj çështjeje.

“Të gjitha këto nxjerrje materialesh do të diskutohen më vonë. Vet aktakuza përmbanë pretendime të detajuara për akuzat. Në këtë moment, dhe duke u nisur nga hollësitë, për sa i përket aktakuzave duhet të bëhen edhe disa redaktime. Duhet të ndjekim urdhërin e juaj për masa mbrojtëse. Në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë. Ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Nga informacioni që ka mbrojtja, çështja nuk është një befasi për mbrojtjen ngase ka material të bollshëm. Për mendimin e ZPS-së nuk ka arsye që gjykimi i kësaj çështjeje të fillojë në verën e vitit 2021”, ka thënë ajo.

Kundër këtij propozimi ka dalë avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper, dhe mbrojtjet e të akuzuarve të tjerë.

“Prokuroria ka kryer hetime të gjata për mendimin tim mbi pesë vjet dhe ka pas në dispozicion materiale që janë vënë edhe prej hetimeve tjera që janë kryer shumë vite mëparë. Prokuroria ka kryer hetime para situatës së koronavirusit, mendoj se 18 muaj do të na duhen përpara se të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Propozimi që gjykimi të nis në qershor është absurd, kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta mund të fillojë një vit më pas”, tha Hooper.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kundërshtuar ashpër propozimin për të cilin thotë se është i çuditur dhe tronditur nga ky propozim i Prokurorisë, duke shtuar se mbrojtja duhet të ketë kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen pasi të ketë marrë akuzat.

“Së pari, sa i përket afateve kohore të detyrimeve të prokurorisë gjatë fazës paraprake dhe hetimeve të mbrojtjes. Sigurisht që testi për këtë mjaftueshmëria e kohës dhe mjeteve që i ofrohen të akuzuarve të përgatisin mbrojtjen. Nuk ka afat të caktuar kohor, por duke përdorur si udhëzuar si udhëzues themelor që duhet të ketë barazi mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Mbrojtja duhet të ketë kohë dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen pasi të ketë marrë akuzat. U çuditëm dhe u zhgënjyem që prokuroria sygjeron që gjyqi mund të fillojë pak kohë pasi që të nxirren dokumentet e para. U çuditëm që avokatja e prokurorisë po mundohet të justifikojë që të akuzuarit i dijnë akzuat ndaj tyre. Ky është një pozicion i jashtëzakonshëm që ndërmerr prokuroria”, tha ai.

Këtë propozim e ka kundërshtuar edhe avokati i Rexhep Selimit, David Young, i cili tha se afatet kohore të propozuara nga prokuroria janë absulotisht të papranueshme dhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra.

“Jam dakord me z.Hooper dhe z.Emerson. Shkurtimisht, parashtrimet e prokurorisë janë absurde. Afatet kohore të propozuara nga prokuroria janë absulotisht të papranueshme, duhet të bëjmë hetime të thelluara dhe duhet të ketë një kalendar të arsyeshëm”, ka thënë ai.

“Nuk jemi fare dakord me parashkrimet të prokurorisë. Jam dakod me parashkrimet e avokatëve, kolegëve të mij. Lidhur me përgatitjen e çështjes ne na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme, përshtatshme dhe adekuate duke marrë parasysh edhe situatën me COVID-19”, ka përfunduar avokatja Alagendra.

Në seancën e sotme, është diskutuar edhe për redaktime të materialeve, për çka mbrojtja është ankuar.

Avokati mbrojtës në Hagë i ish-presidentit Thaçi, ka thënë se në kërkesën për urdhërarrest nga Prokuroria Speciale ka disa versione të çuditshme.

Ai para Speciales ka thënë se ka disa redaktime që nuk justifikohen, dhe se emrat e dëshmitarëve janë redaktuar në mënyrë të çuditshme.

“Unë kam marr kërkesen e redaktuar të Prokurorisë për një urdhërarrest, që ka disa version të cuditshme. Në paragrafin dy kemi disa redaktime që nuk justifikohen, referencat tregojnë për sjellje ose keqsjellje të pretenduara në llogari të z.Thaçit përgjatë dokumentacionit, emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar në mënyrë të cuditshme”.

“I kërkoj prokurorisë të ketë më pak versione të tilla, kërkoj citime në fund të faqes, sa më shpejt që të jetë të mundur, brenda tre ditësh. Në momentin kur të kemi një material të tillë, unë dhe Emmerson ndajmë të njëjtin mendim që për çdo të akuzuar të bëhet ndarja e tyre sdhe të gjenden modalitetet e përshtatshme dhe jo vetëm të marrim modalitetet e nevojshme kur ato janë caktuar nga prokuroria, por edhe gjatë debatit para jush.”, ka thënë Hooper.

Derisa diskutohej për redaktimin e materialeve, Hooper ka ripërsëritur se nuk e pranon asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit, e që në këto rrethana është më mirë që të aplikohet lirimi me kusht i klientit të tij, duke pasur parasysh nxjerrjen e plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion.

“Çështja është e rëndësishme duke pas parasysh mbajtjen në burgim të Thaçit. Në seancën e parë e thash se nuk e pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit që parashikohet në nenin 41.Kështu që në këto rrethana është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht, poashtu e kam thënë edhe në seancë e kaluar se modalitettet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim, pra gjëja apo çështja e parë është se duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion për ju z.gjykatës”, thotë Hooper.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili në këtë seancë tregoi se si kishte negociuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar për dorëzimin vullnetar të klientit të tij në Hagë, për çka shprehet se prokurori duhet t’i besoj atij.

Emmerson ka zbuluar detaje nga biseda me prokurorin Jack Smith, se si kishte bashkëpunuar me të për dorëzimin vullnetar.

“Unë i shkruajta z. Smith duke i treguar në hollësi se pse z.Veselit duhet t’i besohet për pikën e dorëzimit vullnetar. Dhe kam kënaqësinë të them se ky proces çoi në një bashkëpunim dhe u krye shumë paraprakisht vetë aktit të arrestimit”, tha Emmerson.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...