Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Seanca ndaj Haradinajt, gjykata tregon arsyet e arrestimit të tij

Në Hagë është duke u zhvilluar seanca e parë ndaj nënktyetari të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Sekretarja e gjykatës ka lexuar arsyet e arrestimit të Haradinajt, të cilat lidhen konkretisht me publikimin e dosjeve të Gjykatës Speciale.

Sipas fletarrestimit,  ekziston dyshimi i bazuar se Nasim Haradinaj është përgjegjës për veprat penale frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovë.

Haradinaj akuzohet për tri konferenca për shtyp që mbajti me datë 6, 16 dhe 22 shtator 2020, ku sipas arsyeve të arrestimit thuhet se në këto konferenca, Haradinaj vuri në dispozicion të mediave informacione dhe dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me punën e  Gjykatën Speciale dhe përmendi disa erma dhe të dhëna personale të dëshmitareve të mundshëm, veprim ky i cili përbënë kërcënim të rëndë, dhe nxit një person të mos jep deklaratë ose të japë deklaratë të rreme.

Sipas fletarrestimit thuhet se arrestimi i Nasim Haradinajt ka qenë i domosdoshëm pasi që ekziston rreziku i arratisjes së tij

Është i domosdoshëm, ekziston rrezik i arratisjes së tij, se ai ka motivin mjetet dhe mundësinë për të penguar ecurinë e procedurës penale dhe se ai do të përsëris sërish veprën penale. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë

Bekim Laçi

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Bekim Laçi

Osmani kërkoi dorëheqjen e Dakës, ajo e refuzon

Bekim Laçi

Votimi i rezolutës së PDK-së u shty për seancë tjetër

Bekim Laçi

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Bekim Laçi

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...