Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Seanca parlamentare/ Balla: Buxheti i 2021-shit shumë agresiv, pas një viti të vështirë

Deputeti Taulant Balla gjatë fjalës së tij ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend tha se buxheti i këtij viti të ri do të jetë shumë agresiv pasi 2020-ishte shumë vit i vështirë.

“Kemi bërë  një ndërhyrje për 615 mijë pensionistët. Po ç’ para o derëzi, ku po vidhen para. Ç’lidhje ka kjo, ky është një shpërblim për prindërit tanë dhe më e mira, ata i kanë marrë ato para. Ky është qëllimi i opozitës që ia fut kot. Gjej rastin të rinënvizoj që të gjithë shqiptarët  e dinë që 2020 ishte një vit i vështirë, por duhet të jemi krenarë. Tani e dimë që procesi i rimëkëmbjes ekonomike po ecën mirë, muajt e parë tregojnë se ekonomia po e rimerre veten, 2021 është një buxhet tejet agresiv në një kohë që vijmë nga një vit me impaktin më të keq. 3.5 milionë turistë më pak vitin që vjen duke ditur që pjesa më e madhe e parave vjen nga turizmi. 280 mld lekë japim në vit për procesin e rindërtimit. U angazhuam para fermerëve që do të hiqnim akcizën e naftës dhe e kemi hequr. Për Lulin mbjellje nuk ka se nuk di të punojë. Në një vit të vështirë kemi arritur të planifikojmë mbështetje për bujqësinë, me kanalet kulluese. Kjo është diçka që na diferencon. Kemi investuar në kohë të gjithë territorin. Në përballjen me pandeminë, është viti që kemi rritjen më të madhe të pagës së mjekësve. Shpresoj që histori të vjetra të opozitës për bojkote zgjedhjesh kanë marrë fund. Nuk gjej arsye që nuk pranoni se vota e shqiptarëve jashtë territorit të mundësohen. Është pa pikë turpi që kundërshtoni por na bën nder. U uroj suksese partive të reja në Shqipëri”, tha Balla.

Postime të ngjashme

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

D V

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Jorida Tabaku: Shqipëria me koncesion, qeveria jep me PPP edhe strehimin social

N E

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

SHBA dhe BE: Të goditen “të pandëshkueshmit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...