Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes mund të mbahet javën e ardhshme

Zhurnal Ads

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se seanca për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, mund të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Gashi ka thënë se tashmë është thirrur seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit.

“Seanca e jashtëzakonshme është e thirrur, por besoj që do të aktivizohet gjatë javës së ardhshme. Nëse do të jemi në rregull, pasi ka disa deputetë që janë me COVID-19 dhe ka përpjekje që ta mundësojnë me thirr seancën”, ka thënë Gashi për gazetën Blic.

Se duhet të votohet ky ligj për t’u ringjallur ekonomia e vendit pas dëmeve nga pandemia COVID-19, e kanë thënë edhe ambasadorë të huaj, e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bastisen shtëpia e Thaçit dhe Veselit

H S

Serbia nuk respekton pikat e marrëveshjes së Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës

S.B.

Gjatë arrestimit, Jakup Krasniqi kishte provuar ta përdorte telefonin, oficerët ia kishin larguar nga dora

D XH

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj aderon në PDK

S.B.

​Selimi: Kodi Civil i Kosovës siguron trajtim të barabartë të bashkëshortëve në çështje personale dhe pasurore

admin

IKD: LDK-ja me një kandidat me aktakuzë aktive

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...