Maqedoni

Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Para seancës së sotme plenare, anëtarët e disa komisioneve do të takohen sot në Kuvend. Seancë do të mbajë Komisionet: Për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Komisioni për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim me Ujëra, si dhe komisioni Legjislativ.

Në axhendën e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet mes Komuniteteve janë ndryshimet në ligjet për tarifat gjyqësore dhe për mbrojtjen e treguesve, të dyja në leximin e parë.

Komisioni për Çështjet Evropiane do të shqyrtojë propoyim ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, në leximin e parë.

Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të shqyrtojnë propozim-vendimin për aprovimin e zgjatjen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, masa këto për mbrojtje nga migrimi i paligjshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë, respektivisht me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit nga fluksi i lartë i migrantëve.

Komisioni për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave do të vazhdojë debatin publik mbi Informacionnet rreth situatës në sektorin e vreshtarisë në vitin 2020, propozuar nga opozita.

Në Kuvend do të mbahen edhe dy seanca të Komisionit Legjislativ-Ligjor.

Postime të ngjashme

Seanca e parë e Këshillit për koordinim të komunitetit të sigurisë-inteligjencës në vend

T E

Alternativa dënon gjuhën raciste të komitëve, fton prokurorinë të ngritë padi

XH,I

Aleksandrova: VMRO meriton një udhëheqës të guximshëm, jo ​​patriot në Facebook

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...