Seanca të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 16 shtator – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për arsim, shkencë dhe sport dhe komisioni ligjdhënës-juridik.

 

Anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike do të debatojnë për propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, të Ligjit për shoqata tregtare, të Ligjit për ndërmarrje publike në lexim të parë dhe të Ligjit për inspektorat shtetëror tregtar gjithashtu në lexim të parë.

Pikë e vetme e rendit të ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari inovative në lexim të parë.

Komisioni Ligjdhënës-Juridik ka më shumë pika në rend dite me flamur evropian mes të cilave edhe Propozim ligji për ndërmjetësim, në lexim të dytë.

Related posts

5 të shëruar dhe 18 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H

Shilegov në takim me banorët e Draçevës dhe Usjes, shpalosë punimet që realizoi në katër vite

Z H

Mariçiq: Gjithçka është gati që regjistrimi të fillojë të dielën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More