Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Seancë e re për “Organizatorët e 27 prillit”

Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit”. Gjykimi për këtë lëndë është akoma në fazë të procedurës dëshmuese. Në seancën e kaluar janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakieski.

Shumica e dëshmitarëve, që u morën në pyetje në seancën e kaluar, thanë se edhe pse kanë bërë pjesë në grupe të ndryshme të viberit, në asnjërën nuk është folur rreth protestave për “Maqedoninë e përbashkët”, para Kuvendit, se edhe se nuk kanë pasur kurrfarë komunikimi lidhur me protestat me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin.

Rastin e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...