Maqedoni

Seancë e re për rastin “Fortesa-Target”

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Me dëshmitarë të cilët nuk ishin të pranishëm në seancat e kaluara, sot në Gjykatën penale Shkup, do të vazhdojë rasti kryesor gjyqësor për aferën e përgjimit, i njohur në opinion si “Fortesa – Target”. Në seancat e kaluara të kësaj lënde dëshmuan të punësuar në kompaninë Erikson. të cilët në dëshmitë e tyre cekën se për mirëmbajtje të sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK ata ishin organizuar në kujdestari, përkatësisht gjatë intervenimit të tyre në sistem çdoherë ka pasur përfaqësues të DSK-së.

Pas përfundimit të këtij grupi të dëshmitarëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk u paraqitën në seancat e kaluara, në radhë do të jenë gazetarët dhe biznesmenët. prokurorja Lençe Ristovska për MIA-n deklaroi se për maksimum 2-3 seanca do të fillojnë me prezantim të personave të dëmtuar si dëshmitarë në lëndën “Fortesa – Target”.

Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të brendshme, Gordana jankullovska, përkatësisht disa të punësuar në ish-DSK-në.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq. Ndërsa aktakuza është e përfaqësuar nga treshja e prokurorëve Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Të akuzuarit në këtë rast sipas aktakuzës ngarkohen se në periudhën 2008-2015 në mënyrë ilegale kanë përgjuar mbi katër mijë numra telefonik. Gjykimi për lëndën “Target – fortesa” ka filluar më 22.12.2017 dhe ende është në fazën e procedurës dëshmuese.

Postime të ngjashme

Biznesmenët me kërkesë ndaj Qeverisë, Zaev premton stabilitet

Z H

Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, interesim i lartë i qytetarëve, terminet janë të mbushura

T E

VMRO kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...