Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sedllarca sërish në protestë kundër pagesës rrugore

Shkup, 12 shkurt – Banorët e fshatit Sedllarcë kanë protestuar sërish kundër pagesës rrugore. Ata për 3 kilometra rrugë duhet të paguajnë pagesën rrugore për të mbërritur në fshatin e tyre. Kërkojnë heqjen e pagesës, në të kundërtën paralajmërojnë radikalizimin e protestës.

“Mos reagimi i institucioneve ndaj kërkesave të banorëve të fshatit Sedllarcë, ka nxjerrë të njëjtët sërish këtu në autostradë, në pikën pagesore në Tetovë, për në Gostivar. Këmbëngulin të hiqet pagesa për banorët e Sedllarcës sepse, vlerësojnë se janë shumë afër për të paguar 30 denarë”.

Banorët e Sedllarcës kanë paralajmëruar se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre do ta bllokojnë autostradën me makineri bujqësore.

“Do të marrim masa edhe më të rrepta, do e bllokojmë rrugën jo sikurse tash në mënyrë të kulturuar, por do marrim traktorët, autokombajnat dhe do e ndalojmë rrugën”.

“Të paguajmë sa shfrytëzojmë autostradë, ose rruga alternative të rregullohet që tashmë ekziston. Kjo është matematikë e thjeshtë, deri në Gostivar ka 20 kilometra paguhet 30 denarë, për 3.5 kilometra të paguajmë diku gjashtë denarë apo shtatë denarë”.

“Kjo është një padrejtësi që bëhet për fshatarët tanë. Për 3.5 kilometra paguajmë. Jemi të mllefosur nga padrejtësia që na bëhet vazhdimisht”.

Banorët e Sedllarcës tani më një kohë të gjatë protestojnë dhe kërkojnë zgjidhje. Ata për 3 kilometra rrugë duhet të paguajnë pagesën rrugore për të mbërritur në fshatin e tyre.(Alsat-M)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...