Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sejdini: 3 Maj, ditë historike për futbollin e Kosovës

Data e 3 majit ka hyrë në historinë e futbollit kosovar dhe urimet e kujtimet për këtë ditë kaq të madhe për FFK-në nuk kanë pas të ndalur nga të gjitha anët, ndërsa nuk kanë munguar as nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Udhëheqësi i “Shtëpisë së Futbollit” vendor ka uruar presidentin aktual të FFK-së Agim Ademi, duke mos harruar familjen Vokrri për kontributin e madh që ka dhënë ish-presidenti i FFK-së tashmë i ndjeri Fadil Vokrri.

Postimi i plotë i Muamed Sejdinit:

3 maj mbetet një ditë historike për futbollin e Kosovës dhe jo vetëm. Sot kompletohen pesë vite nga hyrja e Federatës së Futbollit të Kosovës në familjen Europiane dhe pranimit të saj si anëtare fuqiplotë e UEFA-së.

Budapesti dhe Kongresi i 40-të i UEFA-së i mbajtur më 3 maj të vitit 2016 mbeten datë e shënuar për futbollin kosovar, pasi aty do të jetësohej ëndërra e shumë gjeneratave për tu bërë pjesë e familjes së futbollit europian.

Me këtë rast dhe në këtë ditë të shënuar, kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë familjes së futbollit të Maqedonisë të shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë historike për Kosovën dhe futbollin e saj.

Urime FFK, urime për presidentin Agim Ademi dhe urime për të gjitha klubet, tifozët dhe përbërësit e futbollit kosovar.

Urime për familjen Vokrri, që përmes njeriut të shtrejntë të tyre Fadilit, e që për fat të keq tashmë nuk është në mesin tonë dhanë aq shumë në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovarë. Presidenti i ndjerë i FFK-së, z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë besonin fuqishëm në këtë arritje që nga dita e parë kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot ja ku po kompletohen pesë vite me Kosovën si anëtare fuqiplotë e UEFA-së, më vonë edhe e FIFA-s.

Ne si Federatë e Futbollit të Maqedonisë dhe unë personalisht ndjehem krenarë që kemi mbështetur fuqishëm këtë proces shumë të rëndësishëm për futbollin kosovar dhe me këtë rast uroj që e ardhmja të sjell edhe më shumë suksese për FFK-në, përfaqësuesen e Kosovës, klubet dhe futbollistët kosovarë.

Urime të gjithëve përvjetori i pestë i pranimit në UEFA!

Postime të ngjashme

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

Milan nuk do ta shesë Romagnolin

Z H

Shkëmbim tjetër mes Barcelonës dhe Juventusit

Z H

Milani prezanton fanellën e parë për sezonin e ri

Z H

Pirlo: Kampionati nuk ka mbaruar

Z H

Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...