Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sejdini: FFM-ja do të kundërshtojë çdo lloj presioni

Shkup, 22 janar – Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini kumtoi sot se është pranuar padia e federatës që kishte të bënte me vendimin e Komisionit shtetëror për vendime. Ai tha se FFM-ja nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni, raporton Zhurnal.mk

Në vazhdim, ne e transmetojmë fjalimin e Sejdinit pas marrjes së njoftimit nga Agjencia për Rini dhe Sport:

“Më së paku që kemi dashur në një kohë si kjo, në ditët kur festohet futbolli i vendit dhe rezultatet tona, është të flasim për gjëra që nuk kanë të bëjnë me lojën, kampionatin ose ekipet kombëtare, por ndonjëherë thjesht – nuk keni zgjidhje”, thuhet në kumtesë.

Me fakte dhe vendim në letër për t’i treguar dhe konfirmuar sa nuk dinë dhe sa nuk kanë turp që nuk dinë.

Ju siguroj se Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të kundërshtojë çdo presion që nuk vjen nga familja e futbollit. Për gjithçka tjetër, ne jemi të hapur për bashkëpunim në mënyrë që të vazhdojmë ëndrrën që po jetojmë, thotë kryetari i FFM-së, Sejdini.

Gjatë ditës së djeshme, Agjencia për Rini dhe Sport kumtoi se gjatë inspektimit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (vendimi IP1 nr. 14-182 / 2 nga data 21.01.2019) u identifikuan një seri parregullsish në kundërshtim me Ligjin për sport. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Milani, opsioni i vetëm për Josip Ilicic

D V

Ramadani para takimi me Bodo/Glimt: E njohim mirë kundërshtarin, skuadër e disiplinuar dhe taktikisht shumë e fortë

D V

Përse Interi duhet ta shesë Lukakun

D V

Shiten brenda 24 orësh të gjitha biletat për takimin e zjarrtë mes Joshuas dhe Usyk

D V

Kaloi testet mjekësore me sukses, Kaoi Jorge duket se ka treguar edhe numrin që ka përgjedhur në fanellë

D V

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...