Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sejdiu: Isha me Rugovën kur deshën ta eliminonin me vazon e hedhur nga lartë

A ishte i guximshëm Presidenti historik Ibrahim Rugova?

“Absolutisht po” – thotë pasarëdhësi i Rugovës në LDK, Fatmir Sejdiu.

“Ai ka bërë luftë të madhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në mënyrën e veçant. Ai ka bërë punë të madhe në tolerancën dhe bashkëpunimin e afrimin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe pluralizmin politik, ka startuar në këtë kohë. Ai ka qëndruar në Prishtinë. Ai nuk është tremb prej gjithë asaj që ka ndodhë, kërcënimeve që ka pasë. Ka pasë dhe familja e tij” – ka deklaruar Presidenti I parë I Kosovës së Pavarur Fatmir Sejdiu.

“Dhe dihet ai incidenti… kam qenë jo larg, kur ka ndodhë në (vër. lagjen) Lakrishte, kur e kanë hudh vazon dhe gati të binte në kokën e tij për ta lënë në vend. Një metodë shumë e egër dhe primitive të likuidimit të një njeriu. Këtë e ka spjeguar dhe ai që ka qenë në përcjellje, prej katit diku 7-8 nuk e di saktësisht, në hyrje të banesës, ku kishte banuar Presidenti, është gjuajt prej së larti për me I ra në kokë” – ka thënë Sejdiu për indeks-intervistë.

Ish-Presidenti Sejdiu ka përshkruar guximin e Rugovës si një njeri këmbëngulës që nuk është tremb nga presionet.

“Rugova e ka pasë trimërinë, guximin, këmbënguljen. Nuk është tremb prej këtyre presioneve, që kanë qenë shumë prej tyre perfide por dhe prej tyre shumë banale, që ndodhën. Ai nuk ka hyrë në konflikt me njerëzit. Nuk është tërheqë edhe në presione të mëdha për çështje statusi” – ka thënë Sejdiu.

Ibrahim Rugova ishte lideri I pakontestueshëm i viteteve të 90-ta dhe i pas luftës në Kosovë.

Postime të ngjashme

Ministria tregon pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

S.B.

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

S.B.

Sot seanca e radhës ndaj komandant “Ujkut”

S.B.

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

S.B.

Reshitaj zbulon detaje nga mesazhi që i dërgoi Daut Haradinaj në ditën kur Vjosa Osmani votohej për presidente

S.B.

Bajrami i reagon Muratit: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...