Seka takoi ambasadorin Kilian Wahl, shef i misionit të OSBE-së në Shkup

nga D V

Shkup, 11 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Seka, ka takuar Ambasadorin Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Enrica Vida, u.d. udhëheqëse e departamentit për çështje politike dhe komunikim të OSBE-së.

Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend, si dhe zhvillimet e fundit politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe pas formimit të Qeverisë së re.

Kryetari Sela njoftoi shefin e Misionit të OSBE-së se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në vazhdimin e rrugës euro-atlantike të vendit, ruajtjen e stabilitetit si dhe procesin e reformave të nevojshme sistemore dhe institucionale.

Në takim janë theksuar edhe shqetësimet tona lidhur me zhvillimet aktuale dhe veprimet e Qeverisë që rrezikojnë arritjet e deritanishme si në planin e brendshëm ashtu dhe në perspektivën europiane të shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More