Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

nga D. V.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, thotë se politikat ekonomike të Donald Trump “ia vlejnë” edhe nëse ato çojnë në një recesion, në një intervistë me CBS.

“Këto politika janë gjëja më e rëndësishme që Amerika ka pasur ndonjëherë”, shtoi Lutnick, transmeton Telegrafi.

“E vetmja arsye që mund të ketë një recesion është për shkak të marrëzive të Bidenit me të cilat duhej të jetonim. Këto politika prodhojnë të ardhura. Ato prodhojnë rritje, fabrika që ndërtohen këtu”, tha ndër tjera ai.

Duke mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, Lutnick mohon se përdorimi i tarifave nga Tump po shkakton kaos.

“Nuk është kaotike, dhe i vetmi që mendon se është kaotik është dikush që po tregohet budalla”, shtoi Lutnick.

Komentet e tij vijnë pasi Trump bëri pyetje në Fox News nëse ekonomia amerikane po përballej me një recesion ose rritje të çmimeve si rezultat i vendimeve të tij për tarifat.

“Ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo është një gjë e madhe, dhe gjithmonë ka periudha, kërkon pak kohë. Duhet pak kohë, por mendoj se duhet të jetë e mrekullueshme për ne”, tha Trump

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More