Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sekretari britanik: Kemi vaksina për gjithë popullatën

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se vaksina kundër koronavirusit, e zhvilluar nga shkencëtarët e Oxfordit, do të jepet për herë të parë më 4 janar.

Rregullatorët mjekësorë britanikë e miratuan të mërkurën përdorimin e saj, duke konfirmuar se është e sigurt dhe efektive.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca.

Hancock tha se 100 milionë dozat e vaksinës së Oxfordit, së bashku me 30 milionë dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech janë të mjaftueshme “për të vaksinuar gjithë popullatën”, përveç fëmijëve, me nga dy doza.

Grupet me përparësi në vaksinim tash për tash janë banorët e shtëpive të kujdesit, personat mbi 80 vjeç dhe punonjësit e linjës së parë në shëndetësi.

Vaksina Oxford/AstraZeneca është krijuar në muajt e parë të këtij viti, është testuar te vullnetari i parë në muajin prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë, që kanë përfshirë mijëra njerëz.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e cilësoi zhvillimin e vaksinaës së Oxfordit si “triumf” për shkencën britanike.

“Do të vaksinojmë sa më shumë njerëz, sa më shpejt që është e mundur”, tha Johnson.

Qysh më 8 dhjetor, mbi 600,000 njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanisë amerikane, Pfizer, dhe asaj gjermane, BioNTech.

Postime të ngjashme

Irak, sulm me raketë në një bazë usahtarake amerikane

S.B.

Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

S.B.

Ministri i Jashtëm Di Maio shpreh solidaritetin e Italisë ndaj Greqisë për tërmetit që tronditi sot vendin

S.B.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban largohet nga grupi i Partive Popullore Evropiane

S.B.

Greqia pas termetit, gurë mbi vetura e njerëz të tmerruar, kështu u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

S.B.

Është e paqartë se kush përfaqëson Mianmarin në OKB

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...