Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sekretari Bytyqi: Ministrja Bajrami është e keqinformuar për vjedhjen e dy milionëshit

Zhurnal Ads

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, kanë dhënë versionin e tyre lidhur me vjedhjen prej 2 milionë eurove që ka ndodhur ditë më parë në Thesarin e Shtetit.

Bytyqi është shprehur se informatën për vjedhjen që ka ndodhur e ka pranuar më datën 19 tetor dhe po atë ditë e kanë raportuar rastin në organet e rendit.

“Unë si sekretar i MI-së, informatën e kam pranuar ditën e hënë më 19 tetor, nga Zyrtari Financiar kur e ka vërejtur se janë bërë pagesa të paautorizuara nga ministria pa asnjë nënshkrim, pa asnjë autorizim, por kjo vjedhje ka ndodhur nga një zyrtarë i Ministrisë së Financave. Në të njëjtën ditë e kemi informuar Ministrinë e Financave, ku ia kemi bashkangjitur informatat dhe i kemi kërkuar informata të sakta për atë pjesë. Te nesërmen e kemi dërguar letrën në Policinë e Kosovë, në Drejtorinë për Krime, nuk e kemi dërguar të Prokuroria dhe agjencitë e tjera, pasi kemi konsideruar se kjo Drejtori e drejton aty ku është e nevojshme”, është shprehur Bytyqi, përcjell Telegrafi.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se ministren e Financave, Hykmete Bajrami është keqinformuar.

“Ministrja Bajrami me siguri është e keqinformuar. Këtë informatë nuk e ka prej ministrisë sonë, por ku e di se kush ia ka dhënë këtë informatë që me e larguar përgjegjësinë”, tha ai.

Nga vjedhja që ka ndodhur janë dëmtuar projektet infrastrukturore, rruga Zhur-Dragash-Brod, rruga Prishtina-Mitrovicë dhe projekti i rrugës Prizren-Prevallë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

​Hoti: Të premten në orën 15 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

S.B.

Ish-Shefi i Shtabit të UÇK’së Agim Çeku ftohet nga Specialja

admin

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” hapet edhe në Angli

admin

Zbrazen klinikat interne pas shërimit të pacientëve me Covid-19

T E

Kush është gjykatësi që po gjykon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

R ZH

Thaçi: Në BE dhe SHBA kërkova që dialogu të ketë vetëm një rend dite, njohjen reciproke në mes të dy vendeve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...