Sekretariati për Etikën rrëzon kërkesën e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e Ballës

nga D. V.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën rrëzoi sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për marrje mase disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla.

Partia Demokratike dorëzoi tre ditë më parë kërkesën për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës, me pretendimin se ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës.

Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More