Agjencia Zhurnal.mk

Sektori civil kërkon që Qeveria ta ndryshojë vendimin me të cilin ua ka zvogëluar mbështetjen për 525.000 euro

Shkup, 21 prill, zhurnal.mk – Gjithsej 73 organizata civile, rrjete dhe platforma kërkojnë që Qeveria ta rianalizojë dhe ndryshojë vendimin me të cilin mbështetja financiare për sektorin joqeveritar zvogëlohet për rreth 525.000 euro.

Vendimi është shpallur në Gazetën zyrtare më 9 prill të vitit 2020, ndërsa organizatat civile mendojnë se është sjell në mënyrë jotransparente, pa konsultim me ta dhe opinion më të gjerë.

“Ky vendim me të cilin mbështetja financiare, varësisht nga institucioni, ose tërësisht shfuqizohet ose në mënyrë serioze zvogëlohet, është sjell në mënyrë jotransparente, që flet për marrëdhënien jo parimore të Qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë të krizës. Me atë që zvogëlohen afër 525.000 euro mbështetje e nevojshme, shtet de-fakto e përjashton shoqërinë civile si partner relevant në përballjen me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Kemi mirëkuptim të plotë për gjendjen e krizës edhe për nevojën nga solidariteti, por në kushte kur punojmë në sanimin e dënimeve nga situata e re e shkaktuar me çka i ndihmojë Qeverisë në përballjen me krizën shëndetësore, ulje të tilla serioze do të jenë të dëmshme pas punës afatgjate të organizatave civile. Për këtë i bëjmë thirrje Qeverisë që ta ndryshojë vendimin e vet dhe përmes dialogut dhe në mënyrë transparente të kthejë një pjesë të mjeteve për dedikimin e tyre fillestar – mbështetje të organizatave civile për realizimin e misioneve dhe qëllimeve të tyre, por veçanërisht për mbështetje të aktiviteteve për përballje me krizën e shkaktuar nga epidemia”, thekson sektori civil.

Siç qëndron në reagim, ulja e mbështetjes seriozisht e vështirëson qëndrueshmërinë dhe punën vijuese të organizatave, veçanërisht lidhur me ndihmën dhe mbështetjen e tyre të bashkësive në kohë të krizës.

“Ulja e mbështetjes financiare e privon sektorin nga burimi i rëndësishëm i mjeteve të nevojshme për funksionim në dhe jashtë kushteve të krizës, e rrezikon qasjen e mbështetjes që organizatat ua ofrojnë qytetarëve dhe në linjë të fundit do të sjell deri në situatë në të cilën njerëz nga sektori do të mbesin pa burimet bazë të të ardhurave”, shkruan në kërkesën e nënshkruar nga 73 organizata qeveritare, rrjete dhe platforma e cila edhe zyrtarisht është dorëzuar në Qeveri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...