Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit ka dy kërkesa për Qeverinë

Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka dal me dy kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar që të hiqen masat parandaluese nga COVID-19 që prekin sektorin e hotelerisë dhe turizmit si dhe të largohet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura.

“Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë; kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet; Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota; Shpërndarja e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia COVID-19; Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftim.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për kufizime shkak i rrezikut nga COVID-19.

Bizneset janë ankuar se këto masa po iu rrezikojnë ekzistencën në treg.

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...