Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sektori për shërbime financiare në Maqedoni është i gatshëm për transformim – fintek

Shkup, 8 shkurt – Sektori për shërbime financiare në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i gatshëm për transformim fintek. Nevoja për zhvillim të sektorit fintek është e arsyeshme, për shkak të përfitimeve dhe mundësive të shumta. Transformimi digjital është në fokusin e të gjitha palëve të përfshira  në ekosistem, me çka bashkëpunimi i bankave dhe institucioneve jobankare financiare me kompanitë të cilat sigurojnë shërbime për mbështetje të sektorit fintek është në fazën fillestare. Njëkohësisht, ekziston vetëdije për rreziqet të cilat dalin nga procesi i transformimit digjital. Gjatë kësaj, nevojiten ndryshime të mëtutjeshme në rregullativë për shkak të mbështetjes së zhvillimit të sektorit fintek.

Këto, siç njoftoi Banka Popullore, janë disa nga konkluzionet më të rëndësishme nga Anketa për zhvillim të sektorit fintek në vend, të cilën Banka Popullore e zbatoi në tetor të vitit të kaluar, në mënyrë elektronike, në kuadër të projektit për zhvillim të sektorit fintek, me mbështetje të Fondit Evropian për Evropë Juglinore. Studimi i fizibilitetit i cili përmban informacione më të hollësishme për rezultatet nga Anketa, sot, është publikuar në ueb-faqen e Bankës Popullore, pasi paraprakisht ishin shqyrtuar rezultatet në takimin virtual të ekspertëve të Bankës Popullore.

Nga Banka Popullore theksojnë se pjesëmarrja në Anketë ishte solide me përgjigje prej gjithsej 220 të anketuarve. Në Anketë si të anketuar morën pjesë: banka (përfshirë edhe Asociacionin e Bankave të Maqedonisë), institucione jobankare (kompani sigurimi, shoqata brokere dhe institucione të tjera jobankare), kompani për financim alternativ, akceleratorë, inkubatorë dhe partnerë të tjerë të mbështetjes së zhvillimit të bizneseve të vogla, rregullatorë dhe institucione të caktuara shtetërore.

Shumica e të anketuarve, siç theksojnë në kumtesë, ishin përfaqësues të institucioneve tradicionale financiare (banka dhe institucione jobankare), përderisa numri i pjesëmarrësve të tjerë në ekosistem ishte më i vogël, që në fakt korrespondon me strukturën rrjedhëse të sistemit financiar në vend dhe rezultatet fillestare nga shtrirja në ekosistem.

Sa i përket mundësive dhe përfitimeve nga zhvillimi i sektorit fintek në vendin tonë, shumica e të anketuarve konsiderojnë se: sektori fintek mund të sigurojë numër më të madh të mundësive dhe shërbime më të mira, para së gjithash për konsumatorët, por edhe për bizneset e vogla. Njëkohësisht, ata e ndajnë mendimin se sektori fintek ka potencial që ta rrisë përfshirjen financiare, si dhe se mund të kontribuojë për harmonizimin e sistemit financiar me praktikat më të mira ndërkombëtare. Njëherësh, pjesa më e madhe e të anketuarve konsiderojnë edhe se me zhvillimin e sektorit fintek do të përforcohet sistemi financiar dhe se zhvillimi i sektorit financiar mund të ndihmojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sa i përket rreziqeve dhe sfidave nga zhvillimi i sektorit fintek, rezultatet e Anketës tregojnë se sfidë kryesore e zhvillimit të sektorit fintek janë rreziqet për sigurinë, për shkak të mundësisë për sulme kibernetike, krim financiar dhe larje parash. Kjo është në përgjithësi edhe rreziku më shpesh i përmendur në nivel global, kur bëhet fjalë për rreziqet dhe sfidat në lidhje me sektorin fintek.

Korniza rregullatore e cila mbështet zgjidhje inovative, gjatë kësaj duke mbajtur llogari për rreziqet potenciale, siç qëndron në kumtesë, është në bazën e zhvillimit të sektorit fintek, transformimin digjital dhe modernizimin e sistemit financiar. Të gjitha grupet e të anketuarve e theksojnë rregullativën për sistemet pagesore si pengesë më të madhe për zhvillim të sektorit fintek. Kjo pengesë do të tejkalohej me zbatimin e Ligjit të ri për sistemet pagesore dhe shërbimet pagesore, i cili ishte miratuar këtë vit. Me të do të krijohen kushte për hyrje të institucioneve të reja në treg. Me rregullativën e re nga sfera e shërbimeve pagesore do të rritej konkurrenca, do të përmirësoheshin  shërbimet për qytetarët dhe kompanitë dhe në këtë mënyrë do të sigurohej mbështetje të zhvillimit të sektorit fintek.

Nga teknologjitë të cilat do të kishin ndikim më të madh potencial në periudhën e ardhshme prej 3 deri 5 vjet, pjesa më e madhe e të anketuarve i ndajnë: inovacionet në pagesa, analizat me shfrytëzimin e bazave të mëdha të të dhënave  (anglisht Big data analytics), programe kompjuterike të cilat nxisin biseda me njerëz (anglisht  Chatbots).

Studimi i fizibilitetit, i cili përmban informacione më të hollësishme për rezultatet nga Anketa, do të shërbejë si bazë për diskutime më të hollësishme me institucionet financiare, rregullatorët dhe palë të tjera të interesuara për shkak të ndërmarrjes së aktiviteteve të mëtutjeshme për mbështetje të zhvillimit fintek. Një nga aktivitetet kyçe për këtë qëllim do të jetë përpunimi i strategjisë kombëtare për mbështetje të zhvillimit të sektorit fintek i cili është planifikuar që të përgatitet gjatë këtij viti.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...