Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë/ Një prej të shoqëruarve organizatori, i dyshuar si pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal. Droga shkëmbehej në një biznes të makinave me qira

Detaje të reja nga operacioni anti-drogë i zhvilluar sot në Tiranë. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar 5 persona gjatë operacionit për trafik droge ku u sekuestruan 1.2 kg kokainë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se një prej tyre Erjon Prenga dyshohet të jetë organizatori i aktiviteti kriminal

 

Policia kishte informacion që do të bëhej shkëmbim droge dhe takimet ishin zhvilluar në zyrën ku jepeshin makina me qira që duket dhe në videot e filmuara nga gazetarët dhe operatorët e News24.

“Në momentin që sjellin korrieri solli drogën në kuti pice policia ka ndërhyrë.

Erjon Prenga dhe miku i tij u kapën në një automjet tip “Volvo”.

Prenga dyshohet të jetë pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal. Krerët e këtij grupi janë të shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë. Kur policia ka ndërhyrë është afruar një person i paidentifikuar që do dorëzonte drogën e ndodhur në kutinë e picave, i cili më pas është larguar përmes rrugicave duke hedhur kokainën”, raportoi gazetarja Lala.

Related posts

Bie nga kati i gjashtë i një ndërtese, vdes 16-vjeçari nga Gjakova

D V

Dhunoi të miturën në motel, arrestohet i dyshuari nga Kllokoti

D V

15 vjeçarja nga jetimorja në Shkup niset për në Veles, atje dhunohet nga dy persona

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More