Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare në kamionin me targa serbe në Hanin e Hotit, nëse do hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milion lekë

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë , në degën Doganore të Hanit të Hotit,Shkodër.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit, Shkoder, nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe, për ngarkesën e cigareve të markave të ndryshme.

Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milion lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga Administrata Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë , dhe u referua si rast në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes” te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore.

Postime të ngjashme

Arrestohen gjashtë persona nga Prilepi të kërkuar me fletarrest

D J

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës/ Humb jetën minatori 49-vjeçar, baba i tre vajzave

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...