Sekuestrohet “5D”, SPAK zbulon si “xhiroheshin” paratë e tenderave dhe korrupsionit

nga D V

Prokuroria e Posaçme, SPAK, njoftoi të martën sekuestrimin e dhjetë pasurive të dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë të vënë nën hetim për llogari të dosjes “5D”.

Sipas SPAK, hetimi pasuror i zhvilluar ndaj Redi Mollës, ish-drejtor i UKT dhe Mariglen Qatos, ish-drejtor i IMT ka zbuluar pasuri, në emër të tyre, apo familjarëve, që dyshohet të jenë krijuar përmes parave të përfituara nga procedurat tenderuese të bëra në kundërshtim me ligjin dhe nga veprimet korruptive.

Sipas njoftimi zyrtar, SPAK ka bindur gjykatën të caktojë masën e sekuestros ndaj shoqërisë tregtare “5D Konstruksion”, pronarët de fakto të të cilës janë Molla e Qato dhe pasurive të paluajtshme e të luajtshme të saj.

E njëjta masë është caktuar edhe për shoqërinë “Restur” shpk, që zotërohet nga Redi Molla. Të bllokuara me vendim gjyqësor janë edhe 24 për qind e kuotave të shoqërisë “Mediteraenan Investment Group” shpk me selki nbë Durrës, regjistruar në emër të shoqërisë “Restur” të Redi Mollës, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së krijuar në mënyrë të paligjshme.

Sipas SPAK masa e sekuestros është vënë edhe mbi 4 apartamente me sipërfaqe nga 51 deri në 164 m2 në Tiranë, një sipërfaqe trualli prej 506 m2 dhe dy garazhe. Apartamentet ishin në emër të familjarëve të Mollës e Qatos, ose në kontrata të lidhura mes tyre e “5D”. Struktura e Posaçme ka zbuluar edhe skemën e qarkullimit të parave të siguruara përmes shkeljes së ligjit. Hetimi ka mbledhur prova, që krijojnë dyshime të arsyeshme se shumat monetare monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktive, duke u zotëruar kështi në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare.

Një pjesë e tyre janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Po ashtu, SPAK ka dyshime se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme. Ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato e Taulant Tushe, qëndrojnë në paraburgim prej 28 marsit, teksa po hetohen për “korrupsion” e “shkelje të barazisë në tenderat”. Ndërsa gjashtë të tjerë po hetohen në masën e “detyrimit për paraqitje”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More