Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Sekuestrohet marijuanë në Radozhdë

Strugë, 4 mars 2021 – Në një aksion policor në hyrje të fshatit Radozhdë të Strugës, në bregun e Liqenit të Ohrit, mbrëmë u sekuestrua marijuanë, kumtuan nga MPB-ja.

“Si rezultat i masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit” në bashkëpunim me Departamentin për Krimin Ndërkufitar, pranë Qendrës Rajonale për Çështjet e Kufirit Perëndim, dje rreth orës 21 në hyrje të fshatit Radozhdë, Strugë, në bregun e liqenit u parandalua kontrabandim i marijuanës, theksohet në kumtesë.

Marijuana e gjetur, sipas informacionit, është transportuar nga Republika e Shqipërisë dhe ishte destinuar për shitje në Republikën e Maqedonisë Veriut.

“Pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike Strugë, do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistencës së bazave për dyshimin e kryerjes së veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” sipas nenit 215 të Kodit Penal”, qëndron në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. ls/(MIA)

Postime të ngjashme

14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

Drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur, 6 shoferë të arrestuar, 78 patenta të pezulluara në vend

S.B.

Lëndohet një polic në aksident trafiku në Shkup

S.B.

Covid 19 i mer jetën zjarrfikësit të njohur nga Shkupi, Nuredin Mustafa

Z H

Korçë/ Iu gjet një automatik pa leje dhe disa fishekë në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari

S.B.

Vrasje në tentativë në Pejë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...