Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela: ASH pjesë e qeverisë, vetëm nëse pranohet kushti “Ligji për Shtetësinë”

Gostivar, 29 janar, Zhunal.mk – Lideri i ASH-së, Ziadin Sela në intervistën e sontme në emisionit “Politica” në Tv Globi nuk e ka mohuar që opozita shqiptare mund të jetë pjesë e qeverisë.

Siç ai u shpreh, ajo që flitet nëpër kafene nuk mund të besohet, por përsëri si kusht për të qenë pjesë e qeverisë, Sela e vendos Ligjin për Shtetësi.

“Ne kemi për obligim t’i realizojmë ato premtime që ua kemi dhënë shqiptarëve, të cilat premtime qytetarët i kanë legjitimuar me votën e tyre dhe ne jemi serioz në atë që premtojmë. Brenda 100 ditëshit kur ishim pjesë e qeverisë e prremtuam Ligjin për Gjuhë dhe Ligji u bë. Tani kemi thënë se brenda 100 ditëshit bëhet Ligji për Shtetësinë. Dhe, kjo vlen në kombinatorikën në qoftëse ASH bëhet pjesë e shumicës. Pa Ligjin për Shtetësi nuk nodh që ASH të jetë pjesë e qeverisë”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

Sipas Selës, në zgjedhjet lokale shqiptarët kësaj radhe BDI-së do t’ia japin goditjen që e meriton

Madje, z.Sela theksoi se pret që së bashku me partnerin e koalicionit, Alternativën në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, t’i fitojnë të gjitha 9 komunat e rajonit të Pollogut.

“Pritet tona janë që te 6-ta, në zonën e Pollogut, vështirë që BDI do të marr ndonjë komunë. Aktualisht në Pollog ata kanë dy komuna Tearcën dhe Tetovën, Zhelinën nuk e kanë ata. Ne kemi tre Gostivarin, Bogovinën dhe Vrapçishtin dhe në Bërvenicë ne kemi më shumë këshilltarë. Prandaj them se BDI rrezikon në 6-she të mbetet pa asnjë komunë. Na mbetet edhe komunat urbane ne ti fitojmë dhe besomëni se do të jenë befasi këto zgjedhje dhe BDI-ja është vërtetë në krizë. Do ta marr goditjen që e meriton kësaj radhe nga shqiptarët”, deklaroi kreu i ASH-së Ziadin Sela në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ai tha se ASH dhe AAA janë në terren dhe punohet intensivisht për zgjedhjet lokale.

“Në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë ka gjasa të shkohet me krerët aktual, Arben Taravarin, Albon Xhemailin dhe Isen Shabanin.”, tha më tej Sela.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...