Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sela: Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 29 nentor – Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se zhvillimet politike në rajon, nën siglën e hapjes së negociatave eurointegruese, po rikthejnë tema të fillim shekullit XX.

 “Tema të cilën e  ka hapur Bullgaria kohëve të fundit, duke mos pranuar identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, në këndvështrimin tim, ajo që nuk thuhet në këtë rast, është që Bullgaria vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela si shqetësim ngrit edhe tekstet mësimore që mësojnë të rinjtë maqedonas për shqiptarët, si popull i ardhur, si dhe anasjelltas, gënjeshtrat që mësojnë nxënësit shqiptarë.

 “Ne vazhdojmë të jetojmë këtu në Maqedoni si një popull i përkohshëm dhe me një histori që e mësojnë të vegjlit tanë shqiptarë dhe që nuk ka të bëjë aspak me rilindësit tanë por ka të bëjë më tepër me një histori të gënjeshtërt dhe të rrejshme e cila u imponohet atyre”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sela po ashtu tha se kontesti Shkup-Sofje, në bazë ka çështjen e disa figurave historike, por problemi është më i gjerë se kaq, ndërsa faktori politik shqiptar aspak nuk merr pjesë në tema të një rëndësie të këtillë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Antonio Milloshoski ngelet pa licencën e noterit

Z H

Nga nesër fillon sistemimi i ushtrisë para objekteve shëndetësore

T E

Maqedoni, sot fillon pagesa e pensioneve të dhjetorit

Z H

Kontesti me Bullgarinë rrezikon nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

admin

88 raste të reja me Covid-19, 135 të shëruar dhe 5 viktima

E.E.

Nuhiu: Viktimat nga veprat penale,kanë nevojë për solidaritet shoqëror

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...