Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela dhe Gashi gjithë besimtarëve myslimanë ua urojnë muajin e Ramazanit

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

“Më rastin e fillimit të muajit të shejntë të Ramazanit, më lejoni tju uroj gjithë besimtarëve të fesë islame, fillimin e këtij muaj me rëndësi të veçantë shpirtërore dhe humane.

Muaji i Ramazanit, është muaji i sakrificës por edhe i begatisë njëkohësisht, duke e begatuar shpirtin tonë drejt unitetit dhe solidaritetit. Është muaj i tolerancës, faljes e i pajtimit.

Urojmë që lutjet tona këtë muaj të bekuar të shkojnë për shëndetin tonë, të familjeve tona dhe mbarë njerizimin, aq më tepër kur situata me pandeminë na ka krijuar një lidhje më të madhe se më parë. Agjerim të lehtë, dhe shëndet të mirë!”, thuhet në urimin e Selës

Edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

“Fillimi i muajit të agjërimit, si rëndom, vjen bashkë me buzëqeshjen dhe gëzimin e besimtarëve agjërues.

Shfrytëzoj rastin që, në vigjilje të këtij muaji të bekuar, t’jua uroj nga zemra fillimin e muajit të agjërimit dhe të lutem që sofra e iftarit, më shumë se tryezë ushqimi, të jetë moment i kontemplimit dhe shprehjes së dashurisë e harmonisë familjare, por edhe kulm i ngritjes shpirtërore. E në çastin kur lutjet pranohen, të mos i harrojmë skamnorët, të vobektit dhe të sëmurit, veçanërisht ata që në këtë kohë vuajnë nga virusi Covid-19.

Agjërimi, pos tjerash, është edhe mundësi që, duke dëshmuar sakrificën dhe përkushtimin e heqjes dorë nga gjërat e kësobotshme, ta dëshmojmë edhe gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë vetëmohuese për ideale më të larta dhe për vlera më sublime.

Zoti e pranoftë agjërimin tonë dhe qoftë ky Ramazan shkallare përmes së cilës besimtarët ngrihen më pranë Zotit të tyre! Gëzuar Ramazanin!”, thuhet në urimin e Gashit.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...