Agjencia Zhurnal.mk

Sela dhe Gashi takojnë në Prishtinë, ish kryeministrin Kurti

Prishtinë, 2 korrik – Me rastin e 2 Korrikut, kur bëhen 30 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një delegacion i koalicionit “Tash është koha” në përbërje Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashi – kryetar i Alternativës, qëndroi në Prishtinë dhe realizoi një vizitë në Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Ata u pritën nga kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast të dyja palët rikujtuan rëndësinë e Deklaratës së 2 Korrikut dhe vendimin rëndësishëm të delegatëve të asaj kohe për historinë e shtetit të Kosovës. Në takim u fol edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, procesin e vështirë nëpër të cilin po kalon Kosova, por edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, për çka nikoqirët shfaqën interes të veçantë.

Gjatë takimit Albin Kurti i falënderoi dy mysafirët për vizitën dhe u uroi sukses në zgjedhje, duke shpresuar se edhe në Maqedoni do të fryjë era e ndryshimit. Gashi dhe Sela po ashtu shprehën falënderime për mikpritjen dhe shfaqën gatishmëri që bashkëpunimi mes VV-së dhe koalicionit “Tash është koha” të vazhdojë dhe të thellohet.

Në takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!