Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni

Sela dhe Gashi urojnë Vjosa Osmanin

Shkup, 4 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe i AlterNativës, Afrim Gashi kanë uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

”Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi Presidenten e Republikës së Kosovës Zonjën Vjosa Osmani duke kurrorizuar me sukses konsolidimin dhe ndërtimin e instititucioneve më të rëndësishme të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete te larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte.

Urojmë që Vjosa Osmani, si Presidente e Kosovës ta ushtrojë këtë pozitë në mënyrën më të mirë të mundshme në shërbim të unitetit politik dhe krijimit të konsenzusit politik saherë që do të jetë i nevojshëm ai për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Përgëzime edhe shumicës së deputetëve të LDK, që dëshmuan konstruktivitet dhe maturi politike duke i ndihmuar procesit të zgjedhjes së Presidentes se Kosovës dhe duke pamundësuar një krizë të re politike

Në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët, urimet më të sinqerta Presidentes se Kosovës Zonjës Vjosa Osmanit, dhe gjithë qytetarëve te Kosovës për zgjedhjen e Presidentes së Kosovës!” – shkruan Sela.

Afrim Gashi-AlterNativa: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, dëshmi e avancimit të pozitës së gruas

“Zgjedhja e znj. Vjosa Osmani Sadriut në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është lajm i mirë jo vetëm për ndërtimin e institucioneve shtetërore, por edhe mirënjohje e përkthyer në post për personalitetin më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Përveç kësaj, Vjosa Osmani është edhe dëshmi e avancimit të pozitës së gruas shqiptare dhe gatishmërisë së saj për t’u prirë institucioneve më të larta shtetërore.

Në emrin tim dhe në emër të Alternativës ia uroj zgjedhjen në këtë detyrë znj. Osmani dhe uroj që ajo të jetë përfaqësimi më autentik dhe më dinjitoz i Kosovës dhe i interesave të qytetarëve të saj.

Si vend fqinj, por aq më shumë si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, jemi të lumtur me këtë zgjedhje, ndërsa urojmë që shembujt e këtillë të reflektojnë edhe në mjedisin tonë politik. Urime!”, thuhet në Urimin e Afrim Gashit

Postime të ngjashme

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

Bekim Laçi

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, përurohet Qendra e rinovuar e Azilit

Bekim Laçi

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...