Sela dhe Murseli takojnë asambleistet e ASH-AAA – Tetovë: Femrat do të jenë vendimarrëse në pozitat udhëheqëse në Komunë

Sot kandidati për kryetar komune të Tetovës nga rradhët e ASH-AAA Vullnet, Murseli bashkë me kryetarin e ASH-së Ziadin Selën dhe me kandidatet e mundshme për Këshill komunal pati takim me zonjat e zonjushat e asamblesë.

Kryetarja e Asamblesë- Tetovë Lulzime Qoku tha: Sot jemi këtu për të folur e të diskutojmë mes veti, tu rikujtojmë a duan status quo apo ndryshimin. Tetova do të jetë shtëpi për ne!

Deputetja e zonës Ilire Dauti tha se respekti që ka Vullneti e njoha nëpërmjet programit të tij! Thjeshtë falemnderit! Për gruan dhe vajzat që duhet mbështetur kudo nëpër insitucione. Pas 17 tetorit Tetova ka Vullnet për të punuar.

Kryetarja e Asamblesë së Gruas së ASH-së Vjollcë Berisha theksoi se ne kemi vendosur që t’i prijmë ndryshimit dhe vetëm ne jemi që mund ta bëjmë.

Kandidati për kryetar komune të Tetovës Vullnet Murseli para të pranishmeve tha se do të ketë subvencione për gratë që merren me arte-zanate. Në komunë vend të veçantë do t’i japim gruas në institucione, do të jetë vendimmarrëse, Mos harroni se pas çdo burri të suksesshëm rri një grua e suksesshme.

Ndërsa Lideri i ASH-së Ziadin Sela në fjalën e tij para zonjave dhe zonjushve të Asamblesë së Femrës së ASH-së Tetove, foli për pozicionin e femrës se nuk është ku duhet në këtë shoqëri të mbrapsht. Suksese në zgjedhje të gjitha zonjave dhe zonjushave.

Sot bashkë me kryetarin e ASH-së Ziadin Selën dhe me kandidatet e mundshme për Këshill komunal patëm takim me zonjat…

Posted by Vullnet Murseli on Wednesday, October 6, 2021

Related posts

“Tingujt e Çarshisë”, Ganiu mirëpret tenorët e mirënjohur

D V

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Thaçi paralajmëron fakte: Është krim!

Redaksia

Kompania “Ecolog” e familjes Destani dhuron 10 autoambulanca Maqedonisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More