Agjencia Zhurnal.mk

Sela: Do të bëjmë investime direkte prej 500 milionë eurove në vendbanimet shqiptare

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë fushatës para zgjedhore por edhe në takimet e mëhershme me shqiptarët në vendbanimet e ndryshme, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA, se i kanë detektuar problemet reale me të cilat përballen qytetarët. Prandaj ai shtoi se nëse fitojnë pushtetin do të bëjnë investim prej 500 milionë eurove në vendbanimet shqiptare, duke nisur nga infrastruktura, ujësjellësi e kanalizimi, e deri te ndërtimi i shkollave dhe çerdheve.

“Bazuar nga kjo është oferta jonë në program që është 500 milionë euro për katër vite, investime direkte nëpër vendbanime. Që është diku rreth mbi 100 milionë euro në vit që do të merren para. sepse duhet ta dinë qytetarët se nga ku këto para, që do të merren nga investimet kapitale që janë 400 milionë euro dhe që po bëhen rrugë të cilët s’po përfundojnë, sepse siç duket korrupsioni e bën të veten. Në këto do të ketë 300 milionë euro për investime kapitale në autostrada, ndërsa 100 milionë do të jenë direkt në vendbanime për çdo vit dhe nënkupton – ujësjellës, shkolla, asfaltim rrugësh, ndërtime çerdhesh, ndërtime qendrash sportive, fusha sporti etj, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetesës”, deklaroi Sela.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!