Sela: Gara e Argjentit është agjendë jo e blerë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën

Bërvenicë, 3 tetor – Nëse do të ishte një garë e lehtë do ta kuptonim se ai ka hyrë për të marrë një pozicion. Por gara e Argjentit është një ndër garat më të vështira. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke folur për kandidaturën e Argjent Gurës për komunë e Bërvenicës, ndërsa shtoi se gara e Argjentit e ka një veçanti: “është garë e fitores”.

 

“Gara e Argjentit është garë e bashkimit të gjithë votuesve shqiptarë këtu në Bërvenicë pa marrë parasysh bindjeve politike që kanë. Gara e Argjentit është agjendë, jo e blertë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën”, deklaroi Sela.

Sela tha se këtë garë do ta fitojnë shqiptarët e Brvenicës, do t’i japin kuptim diaspora dhe do ta gëzojnë këtë ndryshim të gjithë banorët e kësaj komuna, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që e kanë.

Sela i bëri thirrje oponentëve që të marrin shembullin e Nasufit i vili u tërhoq nga gara në vitin 2017.
“Rreshtohuni pas fitores, rreshtohuni pas Argjent Gurës dhe Adem Jasharit këtu në komunë e Bërvenicës”, u shpreh Sela.
Sela tha se nevoja për ndryshime është më tepër se sa zgjedhje lokale dhe garë për një komunë.

“Është garë për ta sjellë ndryshimin dhe demokracinë, dhe më këtë edhe më tepër liri për një popull, për një pjesë që janë shqiptarët, që prej 20 vite jetojnë në monizëm, në pandryshueshmëri në status kuo, që reflektohet me largim të përditshëm të më të shtrenjtës tonë, rinisë”, deklaroi Sela.

Sela u shpreh se kjo është betejë ndërmjet shantazhit dhe perspektivës, është betejë për të vazhduar edhe disa dekada tjera ky subjekt qeverisë, apo do të vije forca e rinisë që përfaqësohen nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.

Related posts

Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në Tetovë

N E

Carovska: Vetëm me arsim bashkëkohorë dhe cilësor mund të arrijmë transformim digjital

D V

Vaksinë kundër Kovid-19 dje kanë marrë 12.545 qytetarë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More