Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela i shkruan Pendarovskit: Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!?

Shkup, 22 nëntor – Me rastin e shënimit të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe presidenti i vendit Pendarovski i është drejtuar qytetarëve shqiptarë në gjuhën shqipe duke uruar festën por edhe duke bërë një përshkrim me rastin e kësaj feste. Ndërkohë që në këtë drejtim i ka reaguar kreu i ASH-së Ziadin Sela i cili e përgëzon për qasjen e tij por gjithashtu e pyet edhe për qasjen e shtetit ndaj popujve në vend.

Në vazhdim ju sjellim komentin e Selës:

I nderuari President,

Fillimisht ju falenderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë.

Kjo qasje e juaja është për t’u përshëndetur, sepse tregoni kujdes për së paku një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, aq më tepër që edhe Manastiri është këtu. Nuk kam aspak dilemë që ju po të njejtën qasje do e kishit edhe për bashkësitë tjera etnike këtu tek ne dhe më gjërë. Këto gjeste të bëjnë mendjehapur dhe kjo është mirë, është shumë mirë për imazhin e një Presidenti në krye të një shteti multietnik siç është Maqedonia e Veriut.

Por, jashtë festave gjithmonë!
Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?!
Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjininën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur.
Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?!
A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

I nderuari President,Fillimisht ju falenderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit,…

Posted by Ziadin Sela on Sunday, November 22, 2020

Postime të ngjashme

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

Shekerinska: Ky Samit i NATO-s ishte historik për vendin

Dafina Vidishiqi

Mickoski: Protestojmë për të parë se për çfarë bisedojnë Zaev dhe Buçkovski me Bullgarinë

Dafina Vidishiqi

Ruzhiq – Carovska: Përmirësim i bashkëpunimit shkencor dhe arsimor dhe arsimimit të pakicave kombëtare

Dafina Vidishiqi

UNT-ja promovoi gjashtë libra shkencorë si dhe revistën studentore “UNTstudenti” në bashkëpunim me QBSB-në

Dafina Vidishiqi

Qeveri: Në 75 komuna do të realizohen 99 projekte infrastrukturore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...