Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Shkup, 24 shkurt, Zhurnal.mk – Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sonte ka qenë i ftuar në emisionin Click Plus ku ka diskutuar për situatën aktuale politike. Ai ikjen e Mijalkovit e quajti si një ‘spinë’ politike të Qeverisë, për të fshehur vendimin e rastit Mostra:

Për mua është skandaloze tendeca për të bë spine të tipit të tillë, në kohën kur luhet me fatin e njerëzve. Nuk kam si ta quaj më ndryshe se spin. Ligësia është edhe më e thelluar kur bëhet fjalë për jetë të pafajshëm njerëzish. Këtu bëhet fjalë për një eksponent i cili ka qenë i involvuar në këtë rast të montuar, ku dha dorëheqje pas ndodhisë në Lagjes së Trimave. Prandaj them skandalin më tepër e shton se qëllimi ka qenë aty, ku u arrit të krijohet një konfuzion se ku ishte vëmendja e opinionit, dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e analizës.

Sipas kreut të opozitës shqiptare, Milajkovi së bashku me Qeverinë e Zoran Zaevit kanë luajtur skenar të një teatri amatoresk politik:

Ishte një teatër shumë i ulët, që u luajt në një mënyrë amatoreske. U luajt nga Qeveria së bashku me Sasho Mijalkovin. Ikja e Mijalkov, sipas shumë informatave ka qenë e realt, ikja duhej sipas tyre të vazhdoj që të bije në hije skandali për Mostrën, e sidomos edhe skandaleve tjera që janë fshehur si burgimi i prindit dhe xhaxhait të Almirit të vogël, apo edhe skandalin me librat. Ne kemi konstatuar se këto janë të zot në skandale sa që ne nuk jemi në gjendje ti ndjekim këto skandale. Prandaj, them që është një skenar i ndërprerë në gjysmë. Këtu e morri mesazhin kryeministri i vendit, jo nga opozita apo nga qytetarët, por nga ata që duhej ta marrin, sepse këtu është regjimi i njëjtë politik si dikur me aktorë të rinj.

Madje Ziadin Sela bëri të ditur se ai nuk do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Strugës.
“Unë nuk do të rikandidojë përsëri për kryetar”, tha Sela.

Ndër tjerash, Sela ka folur edhe për partinë Alternativa, me të cilën është në koalicion opozitar, ku ka thënë se nuk i beson kësaj partie verbërisht.

Në pyetjen se çfarë mendon për takimet e Alternativës për të hyrë në qeveri, Sela ka thënë se i beson partisë me të cilën është në koalicion, por sipas tij, ky nuk është besim i verbër.

“Në parim, unë mendoj që aspak nuk është gabim të besosh, gabim është të tradhtosh besimin, por të jesh edhe vigjilent, natyrisht nuk është besim verbërisht tek partneri që kemi në koalicion” ka thënë Sela.

Ziadin Sela, gjithashtu ka kritikuar qeverisjen disavjeçare të Ali Ahmetit dhe skandaleve që ky i fundit i ka bërë ndaj shqiptarëve. Sela ka deklaruar që kur të lexohen rreshtat në librat kundër shqiptarëve janë dëshmi se kush është Ali Ahmeti:

Ato rreshta janë dëshmia më e mirë që tregon se kush është Ali Ahmeti. Nuk ka nevojë të dalim në studio e debate për ta parë, vetëm shihni këto libra e lexoni e kuptoni se kush është Ali Ahmeti. Fjalët e funksionarëve të BDI-së, se do bëjnë komisioni për ti hequr këto tekste janë të vjetra e të njëjta, në të nuk ka veprime.

Ai gjithashtu ka deklaruar që gjithçka që u tha nga BDI-ja, asgjë nuk është bërë:

“Gjithçka që u tha nga BDI-ja, nuk u bë asgjë. U tha kryeministri shqiptar dhe pastaj nuk u bë kryeministri shqiptar. Këtë kryeministër BDI-ja, tani e reklamon vetëm si simbolikë 100-ditshore, e neve të tilla kryeministra simbolik nuk na duhen. Ky kryeministër që e promovuan, e bënë avokat populli. Këtë avokat të popullit ne e kemi konstatuar në gjykatën kushtetuese. U tha që e premtja të jetë pushim, e u bë e diela. U tha që do bëhet zyrtare gjuha shqipe e nuk u bë, vazhdon të jetë si gjuhë e huaj. Zbatimin e ka në dorë ekzekutivi. Mos prisni ta bëjë implementimin BDI-ja, sepse ato nuk sollën këtë ligj.”, tha Sela

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...