Sela: Jemi në rrugë të mirë të fitojmë gjithkund ku marrim pjesë me kandidatë të përbashkët

Ohër, 11 tetor – Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot theksoi se opozita në shtet është në rrugë të mirë  të realizojë rezultate pozitive gjithkund ku merr pjesë me kandidatë të përbashkët.

Sela nga Ohri ku mbajti takim pune me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në është i mirë.

Në lidhje me pritjet e zgjedhjeve të ardhshme Sela theksoi se pavarësisht se çka punohet  për përbërjen e pushtetit të ardhshëm lokal në komuna vlera e tyre del prej atje që pikërisht nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të dalin kushte për ndryshim në nivel qendror.

“Nga rrjedha e zgjedhjeve lokale do të dalin punë të rëndësishme në nivel qendror. Ky bashkëpunim i yni ka për qëllim parandalimin e rritjes së vazhdueshme të shkallës së korrupsionit, për fat të keq po bëhemi shteti më i korruptuar në rajon, por edhe në përmasa botërore, Prandaj duhet të mbledhim forca të bashkëpunojmë për ta ndryshuar këtë pushtet  i cili erdhi me shumë premtime, ndërsa nga ana tjetër, nuk arriti asgjë të realizojë nga premtimet”, tha Sela.

Related posts

Nga 1 shtatori hyrje në vend vetëm për të vaksinuarit, vërtetim se keni kaluar virusin ose test PCR negativ

D V

Një orë pritje për hyrje dhe dalje në Tabanoc dhe Bogorodicë

Z H

Pendarovski në Mallmo u drejtua në Forumin ndërkombëtar për kujtimin e Holokaustit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More