Agjencia Zhurnal.mk

Sela: Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI’në

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI’në.

“Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI’në”, ka thënë Sela.

Sela thotë se për shkak se BDI ka qenë për një pjesë të madhe në pozitë së bashku me parti maqedonase, ajo nuk meriton të qeverisë më dhe duhet të reflektojë.

“BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse, dhe procese të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve”

Tutje Sela tha se nuk ka gjasë që subjekti i tij të bëjë koalicion me një parti maqedone para zgjedhjeve.

Për momentin në Maqedoni të veriut ka më shumë parti shqiptare se sa maqedone përkundër numri i banorëve shqiptarë është më i vogël se sa numri i banorëve maqedonë. Maqedonët kanë vetëm dy subjekte politike.  

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni të Veriut do të mbahen me 12 prill.

Sela fletë edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve

Ziadin Sela, ka thënë se nëse hapet tema e ndërrimit të territoreve duhet të flitet për kufijtë e të gjithë shqiptarëve.

“Tema e kufirit daton që një kohë të gjatë. Që nga luftërat ballkanike. Kufijtë e vendosur nga Britania e Madhe janë të padrejta. Kjo daton që nga luftërat e Napoleonit i cili luftoi kundër ekspansionit rus. Shqipëria londineze është e rrethuar me shqiptarë në të gjitha anët. Ballkani ka pasur një balancë shumë të mirë të forcave që është prishur nga Konferenca e Londrës”, thotë Sela.

“Presidenti ka folur për Preshevën, por nëse hapet kjo temë e kufirit pse të mos shkohet edhe pak më poshtë në jug dhe të flitet për kufijtë e shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshe nuk duhet të flitet për kufijtë fare”

Sela e përshëndes idenë e Kurtit për një autostradë Tetovë-Prizren

“E përshëndes nismën e tij. Ne e kemi përmendur në vitin 2016”, tha Sela.

Kjo sipas Selës do ishte një autostradë që do të ndikonte në lidhje më të mira mes shqiptarëve.

“Rruga prej Prizrenit deri në Tetovë, me hapjen e tunelit, do të shkurtohej diku deri në 30 kilometra”

Kurti e kishte bërë një premtim elektoral që do të ndërtonte një autostradë mes Tetovës dhe Prizrenit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...