Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela kërkon Qeveri të zgjeruar dhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela përmes një konference për media sot i është drejtuar opinionit pas vetos Bullgare dhe bllokimit të proçesit eurointegrues për Maqedonin e Veriut.

Ai tha se sjellja e papërgjegjshme e Zoran Zaev bazuar në gënjeshtra dhe mashtrime ka rezultuar në një fiasko diplomatike me 6 refuzime të njëpasnjëshme nga Këshilli i BE-së për t’i dhënë Maqedonisë se Veriut një datë për bisedime për BE, si dhe dy veto nga Franca dhe Bullgaria.

“U bëj thirrje atyre që janë përgjegjës, dmth. Zaev, Dimitrov dhe Osmani të marrin përgjegjësinë dhe të japin dorëheqje. Në vend të akuzave dhe fyerjeve, si liderë të partive politike tani duhet të ulemi së bashku për të rënë dakord për formimin e një qeverie teknike përgjegjëse për adresimin e bllokadës bullgare dhe të ndikimit të pandemisë Covid, si dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale gjatë vitit 2021”, është shprehur Sela.

Postime të ngjashme

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...